Vukadinoviç godet Putinin: Ushtria ruse e organizuar keq – po poshtërohet nga Ukraina

April 15, 2022
1 minut lexim

Redaktori i “Mendimit të ri politik serb” ka goditur Rusinë, duke komentuar negativisht organizimin e ushtrisë ruse.

Këtë ai e tha në rrjetin social Twitter, duke u ndërlidhur me fundosjen e anijes luftarake “Moska”, që siç transmetojnë mediet është një nga goditjet serioze ndaj Rusisë nga ana e Ukrainës, transmeton “Bota Sot”.

“Cilado qoftë pasoja, e mund të jetë vetëm sulm me raketa apo vetëm incident, ku është vështirë të thuhet çka mund të jetë më e rëndë, goditje e rëndë dhe poshtërim për palën ruse. Ky është vetëm edhe një konfirmim sa keq është menduar dhe po realizohet e gjithë kjo. (Mirë do të ishte nëse do ta mbështesnin Janaukoviçin në vitin 2014)” – ka shkruar Gjorgje Vukadinoviç në rrjetin social në profilin e “Mendimit të ri politik serb”, duke aluduar ashpër në paaftësinë e ushtrisë ruse.

Të përkujtojmë se anija luftarake “Moska” ka hyrë në marinën sovjete në vitin 1983, është e ndërtuar në Ukrainë që asokohe ishte pjesë e BRSS dhe fillimisht ishte quajtur “Slava”. Plot[ 12 vite më pas shpërbërjes së BRSS, ai u emërua “Moska”.

Edhe vetë Putin ka zhvilluar disa takime me krerët botëror pikërisht në anijen “Moska”. Kjo anije kryqore raketore ishte krenaria e marinës ruse, ishte e armatosur me shumë lloje të predha kundër anijeve, por edhe predha det-ajër.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Nedellkov: Deri të dielën do të vendosim për grevën

Story i radhës

Tri mënyra të thjeshta për të hequr qafe mykun

Të fundit nga

Disa mënyra për të përmirësuar kujtesën

Pothuajse të gjithëve mund t’ju ketë ndodhur të harrojnë diçka të një rëndësie të veçantë, shpesh pas ndonjë minute, pavarësisht se jeni përpjekur ta kujtoni me ngulm. E vërteta është se një
sqmken
ShkoLartë