Se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është i “kapur” nga regjimi i Kremlinit e tregon edhe biseda e tij telefonike me homologun rus, Vladimir Putin.
Në njoftimin lidhur me urimin që Vuçiq ka marr nga Putini pas rizgjedhjes si president, thuhet se ky i fundit e ka informuar për siç e ka quajtur “ngjarjet” në Ukrainë.
Po ashtu, presidenca serbe agresionit ushtarak rus në Ukrainë i është referuar si “operacion”.
Lidhur me këtë, ka reaguar analisti Jasmin Mujanoviq duke e quajtur këtë letër si miratim i terminologjisë propaganduese të Rusisë nga Serbia.
“Miratim i terminologjisë së dezinformimit të Rusisë nga Serbia: ‘ngjarjet në Ukrainë’ dhe ‘operacionet në Ukrainë’. Serbia ka arritur të përafrohet plotësisht me Moskën pa ndonjë nga pasojat që ka pësuar Bjellorusia”, ka shkruar Mujanoviq në Twitter.
Kujtojmë se Serbia është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit që nuk e ka dënuar agresionin ushtarak rus në Ukrainë.