Presidenti i Serbisë, Aleksnadër Vuçiq, ka treguar se me presidentin e Turqisë, Recep Taip Erdogan, ka folur për marrëdhëniet në mes dy shteteve dhe situatën gjeopolitike.
Presidenti turk po e viziton Beograd, gjatë një turneu në Ballkanin Perëndimor, ku Kosovën nuk e ka në agjendë.
“Kemi shkëmbyer mendime për të gjitha çështjet me rëndësi për dy vendet tona, si dhe për sfidat aktuale gjeopolitike në nivel rajonal dhe global”, ka thënë presidenti serb.
Ai nuk nguron bisedën me Erdoganin ta quaj si të shkëlqyer.
“Si gjithmonë, kam pasur një bisedë të shkëlqyer, miqësore dhe të hapur me Erdoganin”, ka thënë Vuçiq në Instagram.
Biseda në mes tyre ishte private, pa prezencë të kamerave.