Pavarësisht paralajmërimeve nga SHBA dhe BE që të mos e vizitojë Moskën, presidenti serb Aleksandar Vuçiq zgjodhi ta injorojë Perëndimin dhe u takua me Vladimir Putinin.
Profesori Binak Maxharraj thotë se për vite me radhë, Vuçiq u përkëdhel nga Perëndimi – iu falën shkelje të rënda, përfshirë sulmin në Banjskë dhe sabotimin e dialogut me Kosovën – me shpresën se do të largohej nga ndikimi rus.
Profesori shton se sot, ai tregoi fytyrën e vërtetë: një aleat i Putinit. Kjo vizitë konsiderohet si tradhti e hapur ndaj Perëndimit dhe vë në pikëpyetje durimin e SHBA-së dhe BE-së ndaj një lideri që i ka mashtruar vazhdimisht.
Postimi i plotë:
I THANË SHBA DHE BE MOS SHKO: MEGJITHATË VUÇIQ SHKOI NË MOSKË…?!
Presidenti i Serbisë, Vuçiq, për katër vite ishte i përkëdheluri i SHBA-ve dhe i BE-së. Nuk ia prishën për asgjë.
Nuk ia prishën edhe kur Vuçiq u mor me akte kriminale terroriste, siç ishte sulmi frontal i Serbisë në sovranitetin dhe integritetin e Kosovës në Banjskë, ku mbeti i vdekur Afrim Bunjaku.
Nuk ia prishën as kur ai bëri sulmin brutal në ujësjellësin në Ibër, duke lënë dëme të mëdha.
Bile, nuk ia prishën as atëherë kur i dhanë të drejta pa të drejtë në dialogun me Kosovën, duke e dëmtuar Kosovën në këtë dialog.
Nuk ia prishën as SHBA-ja e as BE-ja edhe në shumë çështje të tjera, të cilat ia mbanin anën.
Nuk ia prishën as kur Vuçiq haptas i gënjente, i mashtronte SHBA-të dhe BE-në.
Nuk ia prishën SHBA-ja dhe BE-ja Vuçiqit edhe në shumë çështje të tjera me të vetmin qëllim që ta urtësojnë, ta përkëdhelin, ta ledhatojnë si beben, me të vetmin qëllim që ta largojnë Vuçiqin nga Rusia dhe ta drejtojnë kah Perëndimi, kah vlerat e saj demokratike.
Për të gjitha këto përkëdhelje nga Perëndimi, Vuçiq mori miliarda e miliarda nga SHBA dhe BE.
Por, ky faqezi – ashtu siç është, i pafytyrë, gënjeshtar, i pabesë – të tradhton në çdo rast po t’i jepet rasti.
Kështu veproi edhe sot. Përkundër gjithçkaje, megjithatë, sot Vuçiq i përmbysi të gjitha përkëdheljet, të gjitha miklimet dhe iku në Moskë.
E tradhtoi Perëndimin, duke përqafuar Lindjen, Rusinë e Putinit. E bëri këtë sepse Putini dhe Rusia janë sllavë, të një gjaku, të një feje.
Ja ky është Vuçiqi – djalli i Serbisë, një fantazmë e zezë – është i pabesë; të tradhton në çdo rast kur i jepet mundësia, siç veproi sot duke i rënë në përqafim Putinit.
Dhe çka tani? Çka do të bëjnë SHBA-të dhe BE-ja, kur Vuçiq i tradhtoi haptas, duke ikur nga Perëndimi në përqafim të Putinit?
A do ta lejojnë SHBA-të dhe BE-ja edhe më tutje Vuçiqin t’i mashtrojë, t’i gënjejë haptas për ledinë?
A do të distancohen SHBA-të dhe BE-ja edhe më tutje nga veprimet “tradhtare” të Vuçiqit, apo do të ndryshojnë mendje lidhur me të, pasi që u munduan ta çkapin nga Rusia, por ai, megjithatë, sot shkoi në Rusi, te Putini?
Inshallah SHBA-të dhe BE-ja me këtë rast kanë marrë mend, apo do t’ua marrë mendtë edhe më tutje Vuçiqi.
Mbetet të shihet…
Burimi: botasot.info