Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, mbrëmë në televizionin Kurir ka thënë se Serbia do të ruaj paqen edhe stabilitetin, duke shtuar se serbët janë popull i vogël por krenar, ndërkohë njoftoi se në bisedën me presidentin francez Makron ai i ka thënë se “as Ukraina as askush tjetër nuk mundet të hyjë në BE para Serbisë”, transmeton “Bota Sot”.
“Nuk mund të importojmë asgjë nga Rusia dhe kjo do të ndikojë në bruto-prodhimin e vendit. Askund nuk mund të kalojmë, askush nuk lejon eksport nga Rusia. NA duhen qymyri dhe hekuri nga Ukraina, nuk ka naftë nga Rusia. Qeveria po merret përditë me këtë. Shpresoj se askush nuk do të vazhdoj kjo sepse është lloj çmendurie. Shpresojmë me kalimin e kohës të marrim lajme më të mira. Shprespj që udhëheqja ruse dhe Putin të mendojnë për të gjitha, tash është paralajmëruar mungesa më e madhe e grurit në histori e Serbia do të ketë të gjitha që i duhen”, tha Vuçiq.
Vuçiq tha se “Makron i ka thënë se nuk do jetë as Ukraina e askush tjetër para Serbisë në BE”.
“Këtë po them që ta dinë njerëzit se shteti nuk është lodër. Në situata të këtilla kur shpërthen lufta, njerëzit duhet të tregojnë shumë vendosmëri por edhe të kujdeseni për ta. Ne serbët duam të shprehemi dhe pyetemi, por nganjëherë është me rëndësi të pajtohemi edhe të largohemi. Po vjen kohë shumë e rëndë jo me fajin tonë. Serbia është shumë e pasur dhe e suksesshme. Unë nuk dua që asnjë n[ne të i kthehet biri në arkivol derisa unë jam president”, tha ai.
Vuçiq ka thënë se konsideron që kyçe për Serbinë është ruajtja e paqes edhe stabilitetit.
Lidhur me procesin zgjedhor dhe listën e SNS tha se do ketë shumë ndryshme.
“Ministrat aktual nuk do jenë në listë se disa nuk do jenë as ministra, e disa as në pushtet ekzekutiv. Unë nuk do të jem në krye të partisë, duhet të bëhen ndryshime, të sillni gjak të ri, të gjithë flasin për të rinjtë. Ka 4-5 kandidat që mund të më trashëgojnë, unë do propozojë kryetarin dhe zëvendësit dhe besoj do kemi zgjidhje të mira. Ai do jetë anëtar i SNS, unë nuk mendoj të iku nga partia dhe të distancohem nga problemet . Mendoj se njerëzit e shohin se ka njerëz të jashtëzakonshëm , ndryshimet janë të nevojshme dhe kjo ka rëndësi kyçe dhe besoj se të gjitha këto t’i realizojmë”, tha ai.