President i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të takohet sot me zyrtarin e lartë rus Jevgenij Primakov, që udhëheq Agjencinë Federale për shtete të pavarura, bashkëpunimin humanitar dhe bashkëkombësit rusë jashtë vendit, ka kumtuar shërbimi për bashkëpunim me medie i presidencës, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot.
Takimi do të mbahet në sekretariatin e përgjithshëm të presidencës dhe pritet të bisedohet për raportet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet të dy vendeve.
Po sonte, presidenti Vuçiq do të pres në takim kryeministrin e qeverisë greke Kirjakos Micotakis që do vizitojë Serbinë.
Takimi do zhvillohet rreth orës 19:00 dhe do të bisedohet për situatën e përgjithshme në regjion, bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe avancimin e bashkëpunimit, pas të cilit pritet edhe adresimi para gazetarëve.
Vuçiq ka takuar kryeministrin grek edhe në dhjetorin e 2019 në Athinë, ku të dy vendet kanë nënshkruar deklaratën për partneritet strategjik mes dy vendeve.