vuciq sfidon hapur perendimin qeveria e ardhshme nuk do te jete kunder rusise 62d2747ec78bc

Vuçiq “sfidon” hapur perëndimin: Qeveria e ardhshme nuk do të jetë kundër Rusisë

July 16, 2022
1 minut lexim

Në kohën e presionit të madh ndërkombëtar nga BE dhe ShBA, që Serbia duhet të përcaktohet për perëndimin dhe integrimin evropian, apo për lindjen dhe Rusinë, presidenti i Serbisë ka “sfiduar” hapur bashkësinë perëndimore duke deklaruar se “Qeveria e ardhshme nuk do të jetë kundër-ruse, po do të ruhet miqësia tradicionale me Rusinë”.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot para gazetarëve se  “Qeveria e ardhshme nuk do të jetë kundër-ruse, po do të ruhet miqësia tradicionale me Rusinë”, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Në pyetjen e gazetarëve se çfarë do të jetë qeveria e ardhshme në kuptimin pro ose kundër-ruse, Vuçiq tha “Çfarë do të jetë qeveria e re, besoj se do të jetë qeveri serbe, e cila do të punojë në bashkëngjitjen e shpejtë të Serbisë në BE” tha Vuçiq , para gazetarëve në aeroportin Nikola Tesla, me rastin e promovimit të linjës nga Kina në Serbi.

Vuçiq ka fol edhe lidhur me takimet që po zhvillon me partitë parlamentare në lidhje me mandatarin e ri të qeverisë, ai shtoi se rreth konsultimeve edhe takimeve do të prononcohet pas përfundimit të tyre.

Kështu Vuçiq si duket do tentojë të vazhdojë politikën e deritashme të uljes në dy karrige, duke shprehur si synim strategjik integrimin në BE dhe në të njëjtën kohë duke ruajtur pozitën e raporteve speciale me Rusinë, përkundër kërkesave të hapura nga liderët evropian edhe amerikan se duhet vendosin në cilën rrugë do të shkojë Serbia.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

lsdm krahasimi i be se me nazistet eshte i denueshem mickoski dhe vmro dpmne duhet te kerkojne falje 62d26d37d69a3
Story i mëparshëm

LSDM: Krahasimi i BE-së me nazistët është i dënueshëm, Mickoski dhe VMRO-DPMNE duhet të kërkojnë falje

tone te ngritura dhe fjale te u lidhen dhe u ndane me buje erioni rrefen arsyen e ndarjes me mikelen 62d27485dcf45
Story i radhës

“Tone të ngritura dhe fjalë të …”/ U lidhën dhe u ndanë me bujë, Erioni rrëfen arsyen e ndarjes me Mikelën

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 18 janar

Mbahet Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Restorant “Villa Natyra” Prugovc, kilometri i 10-të i magjistrales Prishtinë-Podujevë, ora 10:00) Nisin punimet për renovimin
ShkoLartë