Vuçiq: Serbia, e vendosur të forcojë bashkëpunimin me SHBA-në

September 20, 2024
1 minut lexim

Serbia është e vendosur që të forcojë raportet e përgjithshme dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, veçmas në nivelin ekonomik dhe afarist, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi që zhvilloi me komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos, gjeneralmajor, John Harris.

“Ne konstatuam përkushtimin e ndërsjellë, të sinqertë për vazhdimin e bashkëpunimit mes Serbisë dhe Gardës Kombëtare të Ohajos dhe paraqitëm propozime për përmirësimin e raporteve”, shkroi Vuçiq në Instagram.

Takimi mes Vuçiqit dhe Harrisit u zhvillua në Beograd më 20 shtator, një ditë para 80-vjetorit të “Misionit Halyard”, shpëtimit të pilotëve aleatë nga Serbia e okupuar më 1944.

Një nga temat e bisedimeve ishte situata e sigurisë në Kosovë dhe Vuçiqi i kërkoi Harrisit “mbështetje më të fuqishme nga SHBA-ja” për mbrojtjen e serbëve dhe sigurimit të të drejtave të tyre.

Ushtria e Serbisë dhe Garda Kombëtare e Ohajos kanë bashkëpunim të kamotshëm përmes Programit për Partneritet Shtetëror të Serbisë dhe shtetit amerikan të Ohajos.

Përveç fushës së mbrojtjes, Serbia dhe SHBA-ja po punojnë që të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e energjisë.

Më 18 shtator, Beogradi dhe Uashingtoni kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë./REL

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qëlloi nënën me armë zjarri dhe tentoi të vriste njerkun, 15-vjeçarja habit në sallën e gjyqit

Story i radhës

​Punimet në kanalin kullues në Shtime, Aliu: Ndër projektet më të mirëpritura nga banorët

Të fundit nga

​Shpërthim i fuqishëm në Zubin Potok

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar para pak minutash në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit. Lajmin e ka konfirmuar për media zëvendës drejtori
ShkoLartë