Vuçiq: Në takimin me Borrell thash se Kosova nuk e përmbushë këtë marrëveshje

1 minut lexim

Presidenti i Serbisë,  Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në takimin e sotëm me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka potencuar se Beogradi ka përkushtim të plotë për vazhdimin e procesit të dialogut.

“Unë ritheksova përkushtimin dhe vullnetin tonë për të marrë pjesë në kërkimin e një zgjidhjeje për të normalizuar marrëdhëniet”.

“Shtova se Prishtina nuk është në gjendje të përmbushë atë që ka nënshkruar 11-vjet më parë, që është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Pos Vuçiqit, takim me përfaqësuesit e BE-së sot pati edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Story i mëparshëm

Primaret e Super të Martës: Biden dhe Trump e dominojnë Super të Martën

Story i radhës

Rr’ahje masive në Burgun e Idrizovës! (VIDEO)

Të fundit nga