Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kreun e shtetit egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, tha se vizita e tij është një nder i madh për Serbinë.
Vuçiq në fillim të takimit tha se dëshiron të thellojë bashkëpunimin dhe miqësinë ndërmjet Serbisë dhe Egjiptit.
“Ne kemi ndjerë miqësi të vërtetë ndaj vendit tonë dhe shpresoj që edhe ju ta ndjeni miqësinë tonë të sinqertë”, tha Vuçiq, raporton Tanjug.
“Pas 35 vjetësh, miqtë e dashur janë sërish mysafirë. Presidenti al-Sisi na bëri një nder të madh me vizitën e tij”, ka thënë presidenti serb.