“Të flasim me një zë të vetëm në rajon”. Këtë mesazh përcolli presidenti serb Aleksandër Vuçiç në fjalën e tij në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur që mbahet në Beograd. Duke vlerësuar këtë nismë të ndërmarrë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, Vuçiç theksoi se marrëdhëniet mes 3 vendeve janë më të mirat në histori.
“Besoj se disa prej jush në të ardhmen do të jenë organizatorë të këtij projekti. Për ne kjo është e një rëndësie maksimale, se prej kur e kemi nisur këtë nismë më duket se asnjëherë nuk ka tërhequr kaq shumë vëmendje dhe energji. Masa sesa duhet të të sigurojmë një bashkëpunim ekonomik mes vendeve varet nga suksesi i kësaj nisme, por edhe për të forcuar paqen dhe stabilitetin e rajonit. Ky takim është i pari pas çeljes së negociatave dhe dua të përgëzoj Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Aq sa mundi, Serbia ndihmoi në arritjen e këtij objektivi. Shpresoj që nisma e Ballkanit të Hapur të veprojë për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe të tjera dhe të flasim me një zë të vetëm në rajon si për çështjet kryesor e të interesit, por edhe ato të rajonit në tërësi”.
Vuçiç solli në vëmendje takimin e diktatorit Enver Hoxha me Titon, që u pasua pas 70 vjetësh me takimin e tij dhe kryeministrit Rama, sipas tij me një energji të jashtëzakonshme politike, për t’u shndërruar tashmë në miqësore.
“Disa nuk janë pjesë e disa nuk do të jenë, por marrëdhëniet mes 3 vendeve tona janë në maksimumin historik. Më kujtohet, takimi i parë pas 70 vjetësh pas takimit të Titos dhe Enver Hoxhës, kur u takuam unë dhe Rama. Ishte një takim me energji të jashtëzakonshme politike, ndërsa takimet e sotme janë miqësore dhe e kuptojmë shumë mirë njëri-tjetrin”.
Presidenti serb foli edhe për arritjet dhe ecurinë e nismës së Ballkanit të Hapur dhe marrëveshjet e konkretizuara për lehtësimin e jetës së qytetarëve të 3 vendeve.
“Ecuria e deritanishme nuk është e vogël, jemi përherë të kënaqur me ritmin e progresit më duket si gjithnjë duhet të bëjmë më mirë. Krijimi i korridoreve të gjelbra, shkurtojnë orët për të lehtësuar bërjen e biznesit mes 3 vendeve. Do të bëhen përpjekje të reja për të ulur kohën e pritjes në këto pika kufitare, do të modernizojmë infrastrukturën në Preshevë dhe do të shtojmë edhe dy korsi të tjera që do të përshpejtojnë lëvizjen në këtë pikë kalimi kufitar. Do të ketë zbatim të suksesshëm të certifikatave veterinare.
Dokumenti që nënshkruajmë sot janë rezultat i angazhimeve të mëparshme që kemi marrë për të rritur bashkëpunimin në të ardhmen. Po flasim për mekanizmin e kornizimit të produkteve themelore mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Që do të thotë se secili nga vendet merr vendim të ndalojë eksportin e mallrave. Nëse Serbia, Shqipëria dhe RMV e bën këtë kjo nuk i referohet vendeve të tjera. Memorandumi i mirëkuptimit në fushën e aktiviteteve audiovizuale dhe kinematografike për të pasur një fond bashkëprodhimi të Ballkanit Perëndimor për prodhuesit e filmave. Lëvizja me dokumentet identiteti është tjetër gur kyç për zhvillimin e kësaj nisme”.