Vuçiq kërkon nga serbët në veri të Kosovës të heqin barrikadat

December 28, 2022
1 minut lexim

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, njoftoi sot se presidenti Aleksandar Vuçiq u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të tërheqin barrikadat e vendosura në veri të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për shtyp, Petkoviq theksoi se kanë marrë garanci të forta nga SHBA-ja dhe BE-ja se nuk ka listë të arrestimeve dhe që nuk do të ndiqen serbët që janë në barrikada, si dhe ata që kanë marrë pjesë në barrikadat e mëparshme.

Petkoviq theksoi se KFOR-i garanton plotësisht që forcat e sigurisë së Kosovës nuk mund të hyjnë në veri të Kosovës pa pëlqim të dyfishtë – atë të komandantit të KFOR-it, por edhe lejen e katër kryetarëve të komunave të veriut të Kosovës ku serbët janë shumicë.

Ai tha se Vuçiq ua ka paraqitur përmbajtjen e këtyre dokumenteve serbëve të veriut të Kosovës dhe ka kërkuar që ata të tërhiqen nga barrikadat.

Petkoviq tha se serbët e veriut të Kosovës do të bisedojnë sonte me Vuçiqin dhe se më pas do të shihet se cili është vendimi i tyre.

“Në momentin kur ishim në prag të një konflikti të rëndë dhe gjakderdhjeje, më duket se arritëm ta ruajmë paqen. Po presim të dëgjojmë se cili do të jetë vendimi i serbëve të veriut të Kosovës”, tha Petkoviq.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Shërbimi Meteorologjik Britanik ka njoftuar se 2022 do të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar

Story i radhës

​Revista e njohur gjermane e cilëson dukeshën Meghan si “narciste”

Të fundit nga

Tetova i gëzohet

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, e ka cilësuar ndeshjen e parë të vitit 2025 ndaj Laçit si të komplikuar përballë një skuadre të vështirë. Por tekniku i kampionëve në fuqi të Superiores
ShkoLartë