Presidenti i Serbisë Vuçiq gjatë adresimit për media, duke u ndërlidh në deklaratën e Patriarkut të SPC Porfirije se parada e krenarisë se është “e keqja nuk shërohet”, ka thënë se ai nuk mendon si kreu i Kishës, duke pranuar për herë të parë se në familjen e gjerë dhe mes bashkëpunëtorëve ka pjesëtarë të komunitetit homoseksual, shkruan “Nova” transmeton “Bota Sot”.
Lidhur me mbajtjen apo ndalimin e paradës ai theksoi se MPB 96 orë para mbajtjes së saj do të deklarohet nëse lejohet apo jo.
Duke u përgjigjur në pyetjen rreth “të keqes që nuk shërohet” deklaratë e Porfirije, ai tha:
“Sa i përket të keqes…e dini po të mendojmë se Ana Brnabiç është e keqe, ajo nuk do të ishte këtu ku është. Është fjala për një grua të aftë. Unë kam në familjen e gjerë një grua, që është homoseksuale dhe për asgjë në botë nuk do ta ndryshoja. Mendoj se është e shkëlqyeshme dhe nuk mendoj se është kurrfarë e keqe. Aq është e mire sa nuk e kam të lehtë të gjejë më të mirë” tha Vuçiq, duke shtuar se ka shumë bashkëpunëtor të tij që janë homoseksual.
“Ata aq më ndihmojnë sa nuk jam në gjendje të juu them. Çka duhet të bëjmë? Të i dallojmë dhe mos të pranojmë ndihmën e tyre, unë mendoj se ata nuk janë e keqe” tha Vuçiq.