Vuçiq e mohon sërish gjenocidin e Srebrenicës

September 27, 2024
1 minut lexim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 26 shtator e ka dekoruar ambasadoren e Hungarisë në Kombet e Bashkuara, Zuzana Horvat, me Urdhrin e flamurit serb të shkallës së parë.

“Faleminderit që dëgjuat, kuptuat dhe përkrahët të drejtën e popullit serb për liri, pavarësi dhe të vërtetë”, ka shkruar Vuçiq në një postim në Instagram.

Ai shtoi se Hungaria “do të ketë gjithmonë një partner dhe mik besnik” në Serbi.

Hungaria ishte një nga vendet që votoi në OKB në maj kundër Rezolutës që shpalli 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe që dënonte mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Vuçiq deklaroi më parë në Nju Jork në shtator se do të nderonte përfaqësuesit e vendeve “që ishin në anën e Beogradit” gjatë miratimit të rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në maj.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë fjalimit të tij në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Nju Jork, SHBA, 24 shtator 2023.

“Ka, natyrisht, rusët dhe kinezët, dhe Nikaragua dhe Meksika dhe Brazili, India, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kongo, në varësi të nivelit të mbështetjes”, tha Vuçiç në atë kohë.

Më 23 shtator, Vuçiq i dorëzoi edhe Përfaqësuesit të Përhershëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasilij Nebenzha, Urdhrin e flamurit serb të shkallës së parë.

Vuçiq, ndërkaq, aktualisht ndodhet në Nju Jork për seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në maj, 84 vende votuan për Rezolutën në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, 19 ishin kundër, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën, ndërsa 68 vende abstenuan.

Beogradi zyrtar loboi kundër Rezolutës.

Në gjenocidin në Srebrenicë, të kryer në korrik 1995 nga anëtarët e Ushtrisë së Republika Srpska, u vranë të paktën 8,372 boshnjakë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Moti sot me diell, temperatura maksimale deri në 32 gradë Celsius

Story i radhës

Çfarë ndodhi? Kejvina Kthella “zhduket” papritmas nga rrjetet sociale

Të fundit nga

Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

Mesfushori pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë! Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit. Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së
ShkoLartë