Vuçiq: Askush nuk do të lejohet të hyjë në BE para Serbisë

January 17, 2023
1 minut lexim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se askush nuk do të lejohet të hyjë në Bashkimin Evropian (BE) para vendit të tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vuçiq bëri deklarata një kanal televiziv lokal për procesin e anëtarësimit të vendit të tij në BE.

Vuçiq deklaroi se vendi i tij nuk është i shqetësuar për mundësinë që do të presë gjatë në procesin e anëtarësimit në BE dhe se situata që e nervozon është mundësia që dikush të thotë se “nuk do të investohet në vend”.

Duke theksuar se 4,41 miliardë euro investime të huaja direkte janë bërë në Serbi vitin e kaluar, Vuçiq tha: “Ata nuk do të lejojnë askënd të hyjë në BE para nesh. Mua më shqetësojnë investimet. E pashë se si u larguan nga Rusia ku edhe kishin më shumë interes atje sesa këtu”.

“Marrëdhëniet e mira me SHBA-në janë të rëndësishme për ne”

Duke nënvizuar se SHBA-të nuk janë pranë Serbisë në situatën aktuale, Vuçiq tha: “Ata po shohin se si të veprojnë në mënyrë racionale dhe serioze dhe të mos humbasin fuqinë dhe energjitë e tyre nga të tjerët, sepse kanë përqendruar të gjitha forcat kundër Rusisë”.

Presidenti serb deklaroi se bisedat për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë janë fjalime “të neveritshme” për ta dhe se “Kur drejton një vend, nuk mund ta dish ‘çfarë shpate do të kesh mbi kokën tënde’ dhe nuk mund të premtosh asgjë paraprakisht”.

Duke thënë se situata në rajon është shumë serioze dhe gjithnjë e më komplekse, Vuçiq argumentoi se presioni dhe sulmet kundër vendit të tij do të rriten në periudhën e ardhshme.

Ndërkohë, Vuçiq priti Përfaqësuesin Special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach. Në një deklaratë pas takimit, Vuçiq tha se e ka njoftuar Peach për çështjen e Kosovës dhe ka thënë se veprimet e njëanshme të Prishtinës rrezikojnë serbët në Kosovë.

Vuçiq tha se vendi i tij do të vazhdojë të punojë për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe se presin mbështetje nga Britania për themelimin sa më të shpejtë të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Reagim ndërkombëtar ndaj sanksioneve që Izraeli zbaton ndaj administratës së Palestinës

Story i radhës

RrGK reagon për rastin e Haxhiajt: Edhe një dënim i padrejtë!

Të fundit nga

ShkoLartë