Vuçiq ankohet pasi BE refuzoi…

December 5, 2024
1 minut lexim

Presidenti i Serbisë është viktimizuar pas njoftimit se BE ka refuzuar hapjen e kapitullit të tretë të negociatave me Beogradin.

Gjatë një paraqitje të tij në RTS, Vuçiq ka përmendur zotin dhe është ankuar se ai nuk e di se çka i ka bërë Serbia- bullgarëve, derisa u ankua edhe për kroatët.

“Falënderojini nëse hapin grupin tre, falënderojini edhe nëse nuk e bëjnë, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të luftojmë dhe të bisedojmë me të gjithë”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq për Radiotelevizionin e Serbisë në lidhje me mungesën e marrëveshjes nga anëtarët e BE-së për hapja e kapitujve të rinj në negociatat me Serbinë.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian edhe një herë nuk arritën marrëveshje për hapjen e grupit 3 në negociatat me Serbinë.

Ky grup përfshin tetë kapituj: transformimi dixhital dhe media; taksat; politika ekonomike dhe monetare; politika sociale dhe punësimi, sipërmarrja dhe politika industriale; shkenca dhe kërkimi; arsimi dhe kultura; bashkimi doganor.

Si arsye kryesore për refuzimin, shtetet anëtare vunë në dukje mospërputhjen e Serbisë me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian dhe sanksionet ndaj Rusisë, përcaktimin e paqartë gjeopolitik të Beogradit, problemet në sundimin e ligjit dhe marrëdhëniet me Kosovën

Hungaria, si kryetare e BE-së, njofton se debati për këtë çështje do të vazhdojë javën e ardhshme. Koha për marrëveshje po mbaron, sepse konferenca ndërqeveritare për hapjen e klasterit, nëse do të ketë, duhet të mbahet nga data 16 deri më 20 dhjetor.

Në seancën e djeshme ishin tetë shtete, tri shtete baltike, Suedia, Finlanda dhe Holanda, si dhe Kroacia dhe Bullgaria.

“Nëse Zoti do të më pyeste se çfarë i kemi bërë keq bullgarëve, nuk do të dija si t’ju thoja dhe t’jua shpjegoja. Më duket se e kuptoj se cilat janë arsyet e vërteta, edhe pse nuk do t’i dëgjoni kurrë. Dhe unë kuptoj gjithçka për kroatët, nuk e kam problem të madh ta kuptoj. Dhe për ne janë dy lajme të rëndësishme për të vazhduar luftën dhe për të biseduar me të gjithë ata” – tha presidenti i Serbisë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një seri e re e Gran Turismo

Story i radhës

NPB nis aksionin për lirimin e rreth 40 pronave në Prishtinë

Të fundit nga

ShkoLartë