Vuçiç publikon foto duke gatuar me presidentin e Këshillit të Evropës

May 20, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Këshilli të Evropës, Charles Michel, ka udhëtuar drejt Ballkanit Perëndimor. Në ditën e parë të vizitës, Michel është ndalur në Serbi.

Ai është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, me të cilin kanë përgatitur qebapë dhe kanë ngrënë darkë.

Fotografia nga darka është publikuar në Instagramin e Vuçiç.

“Përgatitëm qebapët së bashku. Faleminderit Michel për vizitën dhe mbështetjen për të ardhmen evropiane të Serbisë”, thuhet në postimin në Instagram.

Në një konferencë për media të enjten me Vuçiçin, Michel ka thënë se duhet të përshpejtohet integrimi në BE dhe se BE-ja do përfitime konkrete për qytetarët serbë e partnerët në rajon.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Varhelji pas vizitës në Bullgari: Deri në qershor uroj të fillojnë negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë

Story i radhës

Konkursi i hakerëve Pwn2Own, hakohet Windows 11

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë