vucic per cnn duam deeskalim dhe prani me te madhe te kfor it ne kosove 651b084a9c17d

Vuçiç për CNN: Duam deeskalim dhe prani më të madhe të KFOR-it në Kosovë

October 2, 2023
1 minut lexim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ftuar në CNN, tha se Serbia gjithmonë i respekton të gjitha raportet nga Shtëpia e Bardhë dhe institucionet e tjera nga SHBA, por se raporti i ri nuk ishte plotësisht i saktë.

Ai përkujtoi marrëveshjen me NATO-n që Serbia mund të ketë trupa në zonën afër vendkalimit administrativ me Kosovën.

Vuçiç thotë se nuk ka pasur arsye për t’u shqetësuar dhe se Serbia nuk ka nevojë për konflikt me NATO-n, por e kundërta.

“Dëshirojmë një prani më të madhe të KFOR-it në veri të Kosovës . Kjo është një nga mënyrat për të rritur sigurinë e popullit serb në Kosovë”, tha ai.

Presidenti serb thotë se gatishmëria luftarake e ushtrisë së tyre nuk është ngritur pranë vijës administrative.

“Serbia është vendi i fundit që kishte nevojë për incidente në Kosovë për shkak të dinamikës së dialogut. Të gjithë e panë se Serbia ishte një partner konstruktiv, dhe pala tjetër nuk bëri asgjë, por spastrim gradual etnik”, tha Vuçiç.

Vuçiç gjithashtu prentendoi se sulmet ndaj serbëve dhe rënia e numrit të serbëve në Kosovë, ka ardhur pasi Albin Kurti u bë kryeministër.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ekspertet e mjedisit apelojne per monitorimin me te mire te ujrave 651b0663d6881
Story i mëparshëm

Ekspertët e mjedisit apelojnë për monitorimin më të mirë të ujrave

amanpour e pyet disa here per radojiciqin vuciq gjendet ne serbi prokuroria do beje punen e saj 651b087dcb038
Story i radhës

Amanpour e pyet disa herë për Radojiçiqin, Vuçiq: Gjendet në Serbi, Prokuroria do bëjë punën e saj

Të fundit nga

ShkoLartë