Vuçiç pas takimeve në Bruksel: Serbia s’mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është deklaruar pas takimeve që ka pasur në Bruksel me funksionarë të lartë evropianë ku është folur për marrëveshjen bazike në mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiç ka thënë se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Gjatë bisedimeve në Bruksel kemi biseduar për të gjitha temat dhe marrëveshjet, kam thënë qartë se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB apo pavarësinë e Kosovës, por se jemi të gatshëm të përmbushim atë që është marrë vesh, letra e 21 tetorit është një bazë e mirë për vazhdimin e diskutimeve në të ardhmen”, tha Vuçiq në Bruksel.

Ai ka thënë se është gati që të formohet Asociaconit i komunave me shumicë serbe.

“Ne jemi plotësisht të gatshëm për formimin e Asociacionit në përputhje me propozimet që kemi marrë, për letrën e 21 tetorit kemi thënë se jemi të gatshëm të pranojmë dhe të shkojmë në zbatim”, ka deklaruar Vuçiç.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pasur kërkesa që e zhbëjnë marrëveshjen bazike.

’Presidenti i Serbisë, Vuciq, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023”, thuhet në njofitimin e Qeverisë

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuk përmbahet Berisha, shpërthen në akuza të rënda ndaj prokurores së SPAK: Është një bandite e shtetit

Story i radhës

Shkëlzen Gashi tregon shtatë kushtet që Kosova ka paraqitur për marrëveshje me Serbinë – ja për cilat çështje bëhet fjalë

Të fundit nga