Vuçiç fitoi zgjedhjet, Osmani: Për fat të keq, në Serbi, vazhdon një mentalitet i viteve ’90

April 4, 2022
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se është Serbia që ua ka ndaluar serbëve të Kosovës të drejtën për të votuar. Në një konferencë për media, Osmani tha se Serbia ka bërë propagandë gjatë kësaj kohe për ta paraqitur Kosovën si atë që e kanë shkelur të drejtën e serbëve për të votuar.

“Në fakt ka qenë Serbia e cila e ka parandaluar të drejtën e serbëve për të votuar”, tha ajo, duke thënë se Kosova i ka paraqitur tri opsione për mënyrën e votimit.

E pyetur për t’i komentuar zgjedhjet në Serbi, Osmani tha se “nuk ka një ndryshim politik në kontekst të mentalitetit politik që e udhëheq Serbinë”.

“Pavarësisht a flasim për të djathtën, apo të majtën, apo për qendrën, për fat të keq vazhdon një mentalitet i viteve ’90, ku Serbia vazhdon t’i shoh shtetet e tjera në rajon – në veçanti Republikën e Kosovës, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën – si shtete të përkohshme”, tha Osmani./express

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përparim Rama njoftohet me arkitekturën e objektit të ambasadës amerikane në Kosovë

Story i radhës

Takimi i kryetares së Kuvendit me ambasadoren Yuri Kim, ja çfarë biseduan

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë