Vuan nga një sëmundje e rëndë një nga kampionët më të mëdhenj!

January 4, 2025
1 minut lexim

Asgjë nuk do të jetë e njëjtë për një nga kampionët më të mëdhenj!

Ai ishte një nga kampionët më të mëdhenj që ka parë ndonjëherë boksi, duke mbajtur tituj në dy divizione të ndryshme, dhe tani familja e tij duhet të mbledhë para për trajtim…

Donald Curry (63 vjeç) vuan nga një sëmundje e rëndë e trurit dhe familja e tij u bën thirrje të gjithë njerëzve me zemër të mirë që ta ndihmojnë në trajtimin e tij.

Donald Curry vuan nga TES (Encefalopatia Traumatike Kronike), një sëmundje e sistemit nervor të shkaktuar nga goditjet e shumta në kokë. Kjo bën që qelizat nervore të vdesin.

Djali i Curry iu drejtua publikut në lidhje me sëmundjen e babait të tij:

“Disa vite më parë, babai im, me ndihmën e Williams, shkoi për një skanim të trurit, ku u diagnostikua zyrtarisht. Kjo i shkakton atij gjykim të dobët, probleme me kujtesën dhe ai nuk mund të kontrollojë as impulset bazë”.

“Ai aktualisht është duke qëndruar në një hotel në Fort Worth”, thuhet më tej.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Kolona edhe në orët e mbrëmjes në pikat kufitare

Story i radhës

Hillary Clinton, George Soros dhe Denzel Washington ndër të dekoruarit me medaljen më të lartë civile

Të fundit nga

Robbie Keane emërohet trajner i Ferencvaros

Ish-sulmuesi i Irlandës dhe Tottenham, Robbie Keane, është emëruar trajner i Ferencvaros, ka njoftuar klubi hungarez të hënën. “Njoftojmë se pasardhës i holandezit Pascal Jansen për të drejtuar ekipin tonë tridhjetë e pesë herë kampion dhe
ShkoLartë