“Vtoro Poluvreme” mund të përfundojë me autogol për të ardhmen e qytetarëve

December 16, 2024
1 minut lexim

“Edhe një herë i bëjmë thirrje VMRO-DPMNE së të ndalojë instrumentalizimin e institucioneve të shtetit dhe keqpërdorimim e faktit që shqiptarët sot nuk kanë përfaqësues të mirëfilltë në qeveri, por vetëm disa politikanë të korruptuar që ju i keni zgjedhur për të luajtur rolin e “përfaqësuesve” të shqiptarëve.

Përdorimi i kësaj histerie nacionaliste për të luajtur atë që ju e quani në takimet tua koha për ” vtoro poluvreme” kundër shqiptarëve është tepër e rrezikshme.

Helmimi i hapësirës publike me propagandë anti-shqiptare dhe përhapja e urrejtjes përmes mediave tuaja po dëmton në mënyrë të pariparueshme bashkëjetesën.

Shfrytëzimi i ndjenjave të atyre që nuk janë të gatshëm për bashkëjetesë dhe që çdo ditë bërtasin nëpër media “Kush do shqip, le të shkojë në Shqipëri” është avanturë e rrezikshme.

Kjo qasje së pari do të ju dëmtojë ju që mendoni se mund të ushqeni egon tuaj dhe fitoni vota përmes “hakmarrjes së pjesës së dytë” kundër shqiptarëve.

Bashkëjetesa është gjithçka që kemi.
Prandaj, ju këshillojmë të ndaloni këto veprime që minojnë stabilitetin e përbashkët.

Kontrolloni ministrat dhe përfaqësuesit tuaj, sepse “vtoro poluvreme” mund të përfundojë me një autogol të rëndë – jo vetëm për ju, por për të gjithë ne dhe shoqërinë tonë” – thuhet në kumtesë.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

НАД ЕДЕН МИЛИОН ЕВРА ИМ ИСПЛАТИ ВИДЕОЛОТАРИЈА КАСИНОС АВСТРИЈА НА ВЛТ ИГРАЧИТЕ ВО НОЕМВРИ

Story i radhës

Regjistrohen tre tërmet në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë