‘Vritet’ zyrtari i lartë i Khersonit i emëruar nga Rusia

November 9, 2022
1 minut lexim

Zëvendësguvernatori i Khersonit, i vendosur nga Rusia, Kirill Stremousov, është vrarë në një aksident automobilistik, thonë zyrtarët lokalë dhe mediat.

Stremousov, 45 vjeç, u emërua dy muaj pas pushtimit të Rusisë.
Ai ishte një nga ithtarët më të shquar të pushtimit rus dhe u bë i njohur për deklaratat agresive në rrjetet sociale, shkruan BBC.
Stremousov, i cili ishte ukrainas, kërkohej për tradhti nga policia ukrainase.

Guvernatori i emëruar nga Rusia i Khersonit, Vladimir Saldo tha se zëvendësi i tij ishte vrarë, por zyrtarët ukrainas kanë shprehur skepticizëm në lidhje me raportet, të cilat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Agjencia e lajmeve Interfax citoi zyrtarët të kenë thënë se përplasja ka ndodhur në një rrugë midis qytetit Kherson dhe Armyansk, një qytet në juglindje të Krimesë së aneksuar nga Rusia.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

3 rregulla për ta distancuar veten nga urrejtja në rrjete sociale

Story i radhës

Vdiq njëri prej alpinistëve që u gjet në Malin Sharr

Të fundit nga

Shqipëria e nis 2025-tën me binjakë

Jo një, por dy. Binjakë janë dy fëmijët e parë që kanë lindur në Shqipëri në vitin 2025. “Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë”, ka shkruar

Isak kërkohet nga klubi i madh

Klubi italian, Inter raportohet se e dëshiron qendërmbrojtësin e Atalantës, Isak Hien. Kampionët në fuqi të Italisë, besojnë se Hien është lojtar ideal për ta zëvendësuar Francesco Acerbin, i cili po përballet
ShkoLartë