Vritet një person në Debresh të Gostivarit, policia jep detaje

1 minut lexim

SPB Tetovë njofton se sot është qëlluar me armë një 35-vjeçar nga fshati Debresh i Gostivarit.

“Sot (23.07.2024) në ora 17:15 në SPB Tetovë është raportuar se në Debresh të Gostivarit është qëlluar me armë zjarri daj personit R.K. (35) nga Debreshi.

Kurse si të dyshuar se e kanë kryer veprën janë dy vëllezërit J.V. dhe B.V. nga i njëjti fshat, të cilët ndodheshin në automjetin e pasagjerëve “Volvo” me targa zvicerane, B.V. është arrestuar kurse e ka dorëzuar edhe pushkën automatike me të cilin ka kryer krimin.

Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga SPB Tetovë.

Story i mëparshëm

Struga Trim Lum nesër kundër Pjunik për të rikthyer nderin e ekipeve nga Maqedonia

Story i radhës

Hargreaves viziton komunat veriore: Kaq e dobishme t’i dëgjosh shqetësimet dhe shpresat e komunitetit serb në Kosovë

Të fundit nga