Një oficer policie është vrarë dhe një tjetër është goditur me thikë në një sulm me thikë në Bruksel.
Mediat lokale raportojnë se edhe sulmuesi ka ndërruar jetë në spital pasi u qëllua në vendngjarje, ndërsa motivi i tij ende nuk dihet.
Dy policët ishin në patrullë në zonë përpara se të sulmoheshin, ndërkaq një patrullë tjetër mbërriti në vendngjarje dhe “neutralizoi” sulmuesin duke e qëlluar në këmbë dhe në bark para se të dërgohej në spital, raporton BBC.
Në një postim në Twitter duke dërguar ngushëllime për familjen dhe miqtë e oficerit të vdekur, Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo shkroi për rrezikun që iu kanoset policëve vendor.
“Policët tanë rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë. Drama e sotme e tregon edhe një herë këtë. Shpresa ime e sinqertë është që kolegu i tij i shtruar në spital të jetë mirë”, shtoi ai.
E, një burim gjyqësor i tha agjencisë së lajmeve AFP se hetuesit ende nuk kanë mbledhur prova për të vërtetuar një “dyshim” se sulmi ishte i lidhur me terrorizmin.
Burimi: GAZETA.MK