Vritet me kaçavidë 26 vjeçari në Bulqizë

August 15, 2023
1 minut lexim

U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit e plagosi me kaçavidë, kapet dhe arrestohet në kohë rekord autori i ngjarjes.

26-vjeçari si pasojë e plagëve humbi jetën në spital.

Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë falë reagimit në kohë, lokalizuan, kapën dhe arrestuan autorin e ngjarjes shtetasin D.D.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ofertë e re e Cityt për Lucas Paquetan

Story i radhës

Tetë vjet nga vdekja e akademikut Esat Stavileci

Të fundit nga

ShkoLartë