Mbrëmjen e së shtunës në pjesën qendrore të qytetit në Gostivar, me armë zjarri është privuar nga jeta një 28 vjeçar. Gostivari Sot mëson që vrasja ka ndodhur para shtëpisë familjare të viktimës.
“Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti i’u nënshtrua plagëve të marra. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftuan ekskluzivisht për Gostivari Sot burime nga Policia.
Sipas burimeve policore, dorasit dhe motivi i vrasjes ende nuk dihen. Polocia ka nisur hetimet.
Lajmi për Gostivari Sot u konfirmua edhe nga Spitali i Gostivarit. Gostivari Sot