vritet i ati i armikut te ervis martinajt karamuco vrasje e parashikuar atentati ne lezhe dyshohet per hakmarrje 680187f2ac760

Vritet i ati i armikut të Ervis Martinajt/ Karamuço: Vrasje e parashikuar, atentati në Lezhë dyshohet për hakmarrje

April 18, 2025
1 minut lexim

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se vrasja e 64-vjeçarit Gjovalin Prendi babait të Roan Brahimit, armiku i Ervis Martinajt, ishte e parashikuar.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karamuço u shpreh se atentati në Lezhë, dyshohet për hakmarrje. Lidhur me Ervis Martinajn, Karamuço u shpreh se për sa kohë nuk gjendet ADN e tij, ai konsiderohet person i humbur.

“Një ngjarje që nuk dihej koha dhe ora, por që ishte parashikuar nga organet ligjzbatuese, dihej. Edhe për shkak të dy herë atentateve që atij biznesi i janë bërë. Mund të jetë pjesë e një hakmarrje për shkak të veprimtarisë së një viktime tjetër, djalit të tij. Ai ka qenë i dyshuar për disa ngjarje. Sapo është kthyer dhe ka shkelur në tokë helene, është ekzekutuar.

Pa gjetur ADN, nuk mund të themi nëse është gjallë apo ka vdekur. Për mua është i humbur. Nuk është vetëm kjo pistë e kësaj ngjarjeje sot, ka edhe pista të tjera. Policia ende nuk është e përqëndruar në një pistë”, theksoi ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

uji ne diber i pasigurte per pije mund te perdoret vetem duke e vluar paraprakisht 6801825cddd5e
Story i mëparshëm

Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

a paguhet si deputete apo si ministre ja se si pergjigjet albulena
Story i radhës

A paguhet si deputete apo si ministre? – Ja se si përgjigjet Albulena Haxhiu!

Të fundit nga

KV Vëllaznimi U-16 kampion i Kosovës

Skuadra e vajzave Vëllaznimi U-16 ka triumfuar në Kampionatin e Kosovës për grupmoshat U16, duke u shpallur kampione pas një performance të jashtëzakonshme. Në finalen emocionuese, Vëllaznimi mposhti Ulpianën me rezultat 2:1,
ShkoLartë