Vritet futbollisti në Spanjë

Një ngjarje e rëndë e ka goditur futbollin spanjoll.

Futbollisti Fransicso J. Naval Perez, më i mirë i njohur si Paco, ka ndërruar jetë pas plagëve që i mori me thikë.

Futbollisti i Chipionas, i cili luan në kategorinë e dytë në krahinën e Andaluzisë është goditur disa herë më thikë dhe njëra prej goditjeve, në zemër, ishte fatale për të, shkruajnë mediat spanjolle.

24 vjeçari ishte i martuar dhe e kishte një vajzë, ndërsa transferimi në spital ishte i vonshëm pasi ai ndërroi jetë.

Paco thuhet se u vra nga një 20 vjeçar, me të cilin, për momentin thuhet se nuk kishte asnjë lidhje.

Klubet e njohura spanjolle i kanë shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, ndërsa vrasësi i dyshuar po mbahet në qeli, në pritje të gjykimit dhe të burgut që e pret. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Finlanda anëtarësohet të martën në NATO

Story i radhës

INSTAT bën analizën, si po tkurret numri i të rinjve në vend, rënia më e fortë në Berat dhe Gjirokastër

Të fundit nga