Vriten tre civilë nga granatimet ruse në lindje të Ukrainës

1 minut lexim

Tre civilë janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur nga granatimet ruse në tri rajone lindore të Ukrainës, thanë autoritetet vendore të mërkurën.

Një person u vra në Kramatorsk, në rajonin e Donjeckut, derisa tetë të tjerë u plagosën, tha guvernatori rajonal Vadym Filashkin.

Në rajonin e Harkivit, dy bujq u vranë në vend kur vetura e tyre u godit në fshatin e Petropavlivkës në rrethinën e Kupianskit, derisa një grua u plagos, tha guvernatori rajonal Oleh Synyehubov.

Në rajonin e Hersonit, katër njerëz u plagosën nga sulmet ruse me artileri, mortajë dhe dronë, thanë autoritetet vendore.

Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Ukrainës thanë se i rrëzuan 13 prej 19 dronëve të shkrepur nga Rusia në katër rajone ukrainase mëngjesin e së mërkurës.

Ajo tha se i shkatërroi edhe një raketë S-300 dhe katër raketa Kh-22.

Dronët u rrëzuan në rajonet Harkiv, Dnipropetrovsk, Zaporizhja dhe Donjeck, tha ajo.

Katër dronët e mbetur nuk e arritën cakun, sipas saj./REL

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dhunoi gruan tri ditë më parë, në pranga 71-vjeçari në Korçë, i moshuari kishte fshehur armë dhe municion luftarak në banesë

Story i radhës

Policia zë në flagrancë dy shoferë duke bërë gara ilegale në Pejë, i gjobitë me nga 500 euro

Të fundit nga