Vriten dy punëtorë kinezë nga një shpërthim në Karaçi

October 7, 2024
1 minut lexim

Dy shtetas kinezë janë vrarë nga një shpërthim i fuqishëm në afërsi të aeroportit të Karaçit, qytetit më të madh të Pakistanit.

Ambasada kineze në Pakistan e quajti shpërthimin “sulm terrorist”.

Përgjegjësinë për shpërthimin e mori grupi separatist, Ushtria Çlirimtare e Baluçit (BLA), në një komunikatë.

Sulmi ndodhi mbrëmjen e 6 tetorit dhe u krye ndaj një konvoi të punëtorëve kinezë, të Kompanisë Energjetike Port Qasim, i cili po udhëtonte nga aeroporti, tha Ambasada kineze.

Shtetasit kinezë po punonin në ndërtimin e dy termocentraleve me thëngjill në Pakistan.

Mijëra kinezë punojnë në Pakistan, shumica në projekte të lidhura me Iniciativën në vlerë miliarda dollarë, Një Rrip, Një Rrugë, e cila është plan masiv i Kinës pë të ndërtuar projekte infrastrukturore për lidhje ekonomike me botën./REL

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Komuna nënshkruan kontrata me 24 operatorë privatë – Rama: Nëse s’blejnë autobus të rinj u revokohen licencat

Story i radhës

Davies shmang spekulimet: Jam i përqendruar në klubin me të cilin jam tani

Të fundit nga

ShkoLartë