Vriten 2 palestinezë dhe plagosen 4 tjerë në bastisjet izraelite në Jenin

November 3, 2022
1 minut lexim

Bëhet e ditur se dy palestinezë u vranë dhe katër tjerë u plagosën në bastisjen e kryer nga ushtarët izraelitë në qytetin verior Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, thuhet se një person ka humbur jetën në vendngjarje dhe pesë tjerë janë plagosur, njëri në gjendje të rëndë, si pasojë e plumbave të vërtetë të përdorur nga ushtarët izraelitë gjatë bastisjes në Jenin. Thuhet se 28-vjeçari Faruq Jameel Hasan Selameh, i cili u dërgua në Spitalin Shtetëror të Jeninit me plagë në stomak, gjoks dhe kokë, nuk mundi të shpëtonte me gjithë ndërhyrjet e bëra.

Dëshmitarët okularë për AA thanë se ushtarët izraelitë bastisën kampin e refugjatëve në Jenin dhe rrethuan një shtëpi.

Dëshmitarët okularë thanë se gjatë bastisjes shpërthyen incidente mes të rinjve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë dhe se ushtarët izraelitë përdorën plumba plastike dhe të vërtetë.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Brigada e Jeninit, e cila strehon krahun ushtarak të disa prej grupeve palestineze, thuhet se “Muxhahedinët tanë po hedhin plumba mbi forcat okupuese që bastisin kampin e refugjatëve në Jenin”.

Forcat izraelite, të cilat kryejnë bastisje të shpeshta në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme. Herë pas here shpërthejnë incidente mes banorëve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë.

Sot më herët, dy palestinezë të tjerë u vranë në një sulm të forcave izraelite.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi i bën dhuratë ministrit kazak, portretin e Nënë Terezës

Story i radhës

Përurohet qiellgërvishtësja më e lartë në Europë, nisi të ndërtohej në 2017-ën

Të fundit nga

ShkoLartë