Një bastisje “ndëshkuese” e Ukrainës në Donetsk , kryeqyteti i zonës separatiste me të njëjtin emër në Ukrainën lindore, ka rezultuar në vdekjen e 13 civilëve , tha sot kryetari pro-rus i qytetit, Alexei Kemzhulin.
“Sipas të dhënave paraprake, 13 civilë u vranë pas një bombardimi ndëshkues në Sheshin e Komisarëve të Baku”, në perëndim të Donetskut, tha Kemzulin në Telegram, duke shtuar se “numri i të plagosurve është ende duke u përcaktuar”.
“Nëntë predha 155 milimetrash u hodhën nga fshati Netaylove”, tha ai.
Pothuajse shtatë muaj pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, bombardimet vazhdojnë të pandërprera.
Kështu, Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi se dje, të dielën, ndërmori disa sulme në të gjithë vendin, ndër të cilat një në qytetin e Zaporizhia (në jug).
Përballë një kundërofensive ukrainase të nisur në fillim të shtatorit në rajonin e Kharkovit, më në veri, ushtria ruse u detyrua të tërhiqte një pjesë të trupave të saj për të “përforcuar” ato në Donetsk, ku luftimet janë një dukuri e përditshme.
Presidenca ukrainase tha sot se “dhjetë civilë u vranë dhe 22 u plagosën” pas sulmeve ruse gjatë ditës së djeshme.