‘Vrite, vrite!’ Dalin pamjet e tmerrshme, ja si grupi Rraja masakroi me shkopinj bejsbolli dy persona në Krujë

Me shkopinj gome një grup personash të veshur me të shkurtra mësyjnë një lokal në aksin Fushë Krujë – Thumanë dhe nisin të godasin dy persona.

Sulmi ndaj tyre vijon pa ndalim.

Bjeri! Bjeri! “Më fort më fort!” Dëgjohet dikush që nxit burrat me shkopinj gome të qëllojnë pa ndaluar. Personi që nuk duket në kamera, dëgjohet duke nxitur duke përdorur dhe fjalor fyes.

“Gjuaje k…  Më fort! Më fort!”, thotë ai dhe burrat intensifikojnë më shumë goditjet me grushta shkelma e shkopinj drejt dy vëllezërve.

Madje në një moment nuk ndalen as kur njëri bie pa ndjenja në hyrje të lokalit.

Njëri prej personave ka dhe pistoletë.

Ngjarja u regjistrua mesditën e 6 korrikut.

Pamjet shihni këtu:

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Haradinaj kujton Betejën e Morinës: Shënoi kapitull të ri në luftën tonë çlirimtare në Dukagjin

Story i radhës

Sot varroset i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik në Klinë

Të fundit nga