Giacomo Vrioni gjen golin e parë në MSL, kampionat ku u transferua gjatë merkatos së verës.
Sulmuesi 23-vjeçar shqiptar, pjesë e Neë England Revolution, shndërroi në gol një 11-metërsh në ndeshjen ndaj Atlanta United, finalizim që i dha fitoren skuadrës së tij.
Fitore e rëndësishme në planin personal për Vrionin (luajti ndeshje e parë titullar, ndërsa në pesë raste është aktivizuar si zëvendësues, por pa shumë vlerë për skuadrën nga Msachusets, duke pasur parasysh që ka mbetur vetëm një ndeshje nga përfundimi i sezonit të rregullt në MLS dhe New England nuk e arrin dot vendin e shtatë, që mundëson përfshirjen në play off.
Transferimi i Vrionit në Amerikë e më të vështirë grumbullimin me Kombëtaren Shqiptare, gjithsesi gjithçka do të varet nga forma që do të shfaqe në MLS dhe golat që do të shënojë.