Vrau vëllain dhe kunatën për konflikte pronësie dhe shoqërore, Muskurti kërkon të nxirret nga burgu

min lexim

Arsen Muskurti, autori i vrasjes së vëllait të tij Alban Muskurti dhe kunatës Nora Muskurti në 30 gusht, ka kërkuar heqjen e masës “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Tiranës në 1 shtator.

Avokatët e tij kërkuan kryerjen e një ekspertize mjeko-ligjore me pretendimin se Arseni vuan nga probleme të shëndetit mendor. Vrasësi po tenton t’i shpëtojë dënimit me burgim të përjetshëm. Ngjarja e rëndë ndodhi për konflikte pronësie dhe mosmarrëveshje të vazhdueshme mes palëve lidhur me pronësinë e agjencisë turistike “Noor Travel”, e cila iu kalua Alban Muskurtit.

Në seancën gjyqësore, Arseni nuk shfaqi pendesë për krimin dhe tha se viktimat e meritonin vdekjen. Dy vëllezërit u konfrontuan fizikisht mes tyre për një kohë të gjatë dhe Alban Muskurti kërkoi urdhër-mbrojtje me pretendimin se i kanosej jeta. Familjarë të viktimave shtuan se Arseni i kishte Albanit një borxh prej 17 milionë lekësh. Palët do të ballafaqoheshin në gjyq në 6 shtator. Kjo gjë acaroi Arsenin dhe ai u konfliktua me vëllain e tij nga nëna në një lokal. Më pas, ai shkoi qetësisht në agjencinë turistike “Noor Travel” ku qëlloi qetësisht vëllain e tij dhe kunatën.

Mosmarrëveshjet mes palëve u shpalosën dhe në rrjetet sociale, ku Arseni akuzohej se kishte marrëdhënie jashtëmartesore me punonjëset e dyqanit të tij “Natyral Vita” duke i lënë shtatzëna. Ky i fundit akuzoi vëllain e tij se ka ndërruar emrin pasi është dënuar për prostitucion në Itali.

Arseni, i cili në Facebook përdorte emrin Hamza, akuzonte vëllain e tij me disa persona të tjerë se kishin diskredituar fenë islame. Pas arrestimit, ai tha në polici se e kishte hedhur armën në një kosh mbeturinash, por ajo u gjet në kasafortën e dyqanit të tij. Muskurti ishte i martuar me 3 gra dhe kishte disa fëmijë.

Ai justifikohej se këtë gjë ia lejonte feja islame. Ai u denoncua si person problematik dhe i dhunshëm teksa është përleshur jo vetëm me vëllain e tij, por dhe me 1 person nga Kukësi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Pesë shenja që tregojnë se keni hyrë në zonën e rehatisë

Story i radhës

Nuk ka pritje në vendkalimet kufitare të Maqedonisë, qarkullimi zhvillohet pa probleme

Të fundit nga