Detaje të reja janë mësuar nga arrestimi i Arsen Muskurtit, i njohur ndryshe dhe si Hamza Muskurti, i cili pasditen e kësaj të marte ekzekutoi me armë zjarri vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën, Nora Muskurti.
Autori i ngjarjes së rëndë u arrestua në rrugën “5 Maji” në kryeqytet teksa ishte nën shoqërinë e bashkëshortes së tij dhe një prej 7 fëmijëve.
News 24 bën me dije se Hamza Muskurti ka deklaruar përpara uniformave blu se armën e krimit e kishte hedhur, duke pranuar autorësinë.
Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të marte në rrugën “Islam Alla” në kryeqytet, brenda një agjensie turistike e cila menaxhohej nga dy viktimat. Shakak për nisjen e konflikteve mes dy vëllezërve është bërë pikërisht kjo agjensi, e cila më përpara ka qenë në menaxhim të përbashkët.
Vëllezërit kanë qenë në një proces gjyqësor në lidhje me biznesin, çka solli dhe tragjedinë e ditës së sotme.