Një modele e platformës së njohur ‘’OnlyFans’’, Abigail White u akuzua se vrau me thikë të dashurin e saj. Çështja e saj do të shqyrtohet në gjykatë këtë vit. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tyre në Kingswood, Bristol.
I dashuri i saj Bradley Lewis, u dërgua me urgjencë në spital muajin e kaluar, por fatkeqësisht nuk mundi të shpëtoj plagëve të marra. Modelja është paraqitur ditën e sotme në gjykatë. Në të njëjtën gjykatë u caktua data e përkohshme e gjykimit më 10 tetor të këtij viti. White u mbajt në paraburgim përpara seancës dëgjimore më 8 korrik.
Familja e Bradley publikoi një homazh zemërthyes për Bradley pas ngjarjes makabërAta thanë në një deklaratë: “Djali ynë i mrekullueshëm shumë i dashur Bradley, u nda nga jeta shumë herët’’