Taylor Parker është dënuar me vdekje nga juria e Teksasit, pas arrestimit muajin e kaluar për vrasjen e shoqes së saj shtatzënë.
29-vjeçarja e kreu krimin makabër në tetor të vitit 2020, ku fillimisht e rrahu viktimën dhe më pas i preu barkun për t’i marrë fëmijën.
Simmons-Hancock, e cila ishte 35-javëshe shtatzënë u gjet e gjallë pas sulmit që ndodhi në shtëpinë e saj në New Boston, në sytë e vajzës tre vjeçare.
Fëmija i palindur nuk arriti të mbijetojë, ndërsa sipas autoriteteve autorja e ka kryer veprimin pasi ka dashur foshnjën ta marrë si të sajën.
Prokurorët thanë se në prag të vrasjes Parker e kishte bërë veten të dukej shtatzënë, kishte falsifikuar ultratinguj dhe kishte bërë një festë për zbulimin e gjinisë.