vrau policin mekolli bracellari del nga spitali i traumes e fusin ne spital te burgut 6a4a29118d2c4

Vrau policin Mekolli, Braçellari del nga spitali i Traumës, e fusin në spital të burgut

July 5, 2026
min lexim

Violand Braçellari, që ekzekutoi në Lozhan të Maliqit policin Enea Mekollin, ka lënë spitalin Ushtarak, duke dalë totalisht nga rreziku i humbjes së jetës dhe shtruar prej disa ditësh në ambientet e spitalit të burgut, pranë QSUT-së në Tiranë.

Gjendja e tij shëndetësore ka dalë nga rreziku, duke bërë që tashmë ai të marrë mjekimin në spitalin e Burgut. Pritet që mjekimit në këtë spital, ai të izolohet në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës ose të Peqinit.

Violand Braçellari, 43-vjeçari nga Loazhani që vrau me automatik punonjësin e policisë së Korçës, Enea Mekolli dhe plagosi kolegun e tij, Edison Adri, mësohet të ketë përdorur plumba automatiku blindëshpues.

I kërkuari nga policia, ka përdor armatim dhe municion të rëndë, ndaj ka neutralizuar shumë shpejt dy punonjësit e policisë, ku njëri prej tyre, Enea Mekolli, ka pësuar 5 plagë, tre në trup, një në kokë dhe një në këmbë.

Tre goditjet në trup, kanë sjellë çarjen e jelekut antiplumb. Gjatë sekuestrimit të armës automatike është konstatuar se municioni i fishekëve që kishte përdorur, Violand Braçellari, i përkiste blindëshpuesve.

Violand Braçellari, njihej në zonë si person me rrezikshmëri të lartë, pasi i kishte shpëtuar disa herë arrestimit nga policia. Ai kudo që shkonte në stallën e tij, me vete mbante armën e zjarrit, duke sjellë reagimin e menjëhershëm.

Aktualisht prokuroria e Korçës, ka nisur hetimet ndaj Violand Braçellarit për akuzën e “Vrasjes për shkak të cilësive të veçantë” ndaj punonjësit të Policisë dhe “Vrasjes për shkak të cilësive të veçantë ndaj punonjësit të policisë” mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit dhe municionit”, Kundërshtim me armë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit.

Për të gjitha këto akuza, Braçellari, rrezikon një dënim me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë pritet që lidhur me këtë çështje është hapur dhe një hetim për “Shpërdorim detyre”, për të kryer verifikime mbi rolin drejtues dhe zbatues të titullarëve të policisë së Korçës në këtë aksion.

Për këtë çështje do pyeten disa punonjës policie, mes të cilëve dhe Drejtori i Korçës, Vilson Bala dhe nëndrejtori i policisë së Korçës, Eduart Allushi, nëse ata kanë paturr informacione operative se Braçellari ishte një person me rrezikshmëri.

Violand Braçellari, deklaronte në fshatin Lozhan se nëse do ti vinte policia do ti qëllonte, gjë e cila tregon se ai përbënte rrezikshmëri të lartë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

avokati i popullit kriza institucionale po cenon te drejtat e qytetareve903 6a4a28938b74c
Lajmi i mëparshëm

Avokati i Popullit: Kriza institucionale po cenon të drejtat e qytetarëve903

shba te pakten tete te plagosur ne nje incident me arme zjarri ne brooklyn 6a4a2970efa92
Lajmi i radhës

SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn

Të fundit nga

Sa kushtoi dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Një event i mundshëm martese i lidhur me Taylor Swift dhe Travis Kelce në Madison Square Garden është vlerësuar si një nga prodhimet më të kushtueshme të mundshme të këtij lloji, me shifra që mund të arrijnë deri
ShkoLartë