vrau motren dhe vellain qe ishin 11 dhe 23 muajsh adoleshenti denohet me 100 vite burgim ne shba 61fbe43e45b85

Vrau motrën dhe vëllain që ishin 11 dhe 23-muajsh, adoleshenti dënohet me 100 vite burgim në SHBA

February 3, 2022
1 minut lexim

Një adoleshent u dënua me 100 vite burgim pasi mbyti motrën dhe vëllain në shtetin amerikan Indiana.

Fjala është për dy dënime me nga 50 vite për vrasjen e gjysmëvëllait dhe motrës në vitin 2017, e krimet i kreu Nickalas Kedrowitz kur ishte vetëm 13-vjeç. Megjithatë, gjykatësi insistonte që të gjykohet sikur të ishte i rritur, raportojnë media e huaja.

Avokati i vrasësit 17-vjeç, ka thënë se klienti i tij ka probleme mendore dhe se nuk është shëruar, por gjykatësi Ripley Richard Hertel ka theksuar se vrasjet janë kryer në një distancë kohore prej disa muajve.

Kedrowitz u dënua për vrasjen e vëllait 11-muajsh Nathaniel Ritz dhe motrës 23-muajshe Desiree McCartney, të cilët i vrau në maj dhe korrik të vitit 2017 në shtëpinë e tyre në Osgood të Indiana.

Ai u arrestua në gusht të vitit 2018, e detektivëve u kishte thënë se “ka çliruar vëllain dhe motrën nga zjarri i ferrit”. Gjithashtu kishte theksuar se vëllain dhe motrën i kishte ngufatur me peshqir.

Sikur kjo të mos mjaftonte, i riu i kishte thënë policëve se para vrasje “kishte folur me Zotin dhe se për këtë nuk mund të diskutojë me ta, pasi një gjë të tillë ia kishte premtuar Zotit”. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

wordle loja shume popullore qe nisi nga nje histori dashurie 61fbe43ba356b
Story i mëparshëm

Wordle, loja shumë popullore që nisi nga një histori dashurie

si ti beni floket tju duken me te gjate 61fbe4406d207
Story i radhës

Si t’i bëni flokët t’ju duken më të gjatë

Të fundit nga

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte

BMW zbulon M2 CS të shumëpritur

BMW më në fund “ka hequr perdet” nga M2 CS e shumëpritur. Kompania tregoi imazhet e para të veturës përpara një zbulimi të plotë që pritet javën e ardhshme. Ndërsa BMW ende
ShkoLartë