Vrau ish-kunatën për shtëpinë, dënohet me 30 vite burg Agron Tanushi

July 26, 2023
min lexim

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Më datë 15.09.2020 rreth orës 18:50, nga salla operative Tiranë është marrë njoftim se në rrugën “Apollonia” në Bathore, Kamëz, është vrarë me armë zjarri shtetësja me iniciale J.H, i akuzuar për kryerjen e kësaj vepre penale është ish- kunati i saj, shtetasi me iniciale A.T.

Në  Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale A.T, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe i municioneve”, parashikuar nga nenet 79/c dhe 278/4 të  Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 3011, datë 15.12.2022 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit (A) T për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, e parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, ndaj viktimës së ndjerës J.H, dhe dënimin e tij me 20 (njëzet) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit (A) T për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, e parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal bashkimin e dënimeve dhe dënimin e tij me 23 (njëzet e tre) vite burgim.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të  bërë nga nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, që kërkoi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit T për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”,e parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 28 (njëzet e tetë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit T për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, e parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal dënimin përfundimtar të të pandehurit T me 30 (tridhjetë) vite burgim.

Gjithashtu dhe mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale A.T, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin fajtor për veprën penale të parashikuar nga neni 82 i K. Penal dhe deklarimin fajtor për veprën penale të parashikuar nga neni 278/4 i K. Penal dhe përfundimisht bashkimin e dënimit në një të vetëm.

Në përfundim të gjykimit, më datë 26.07.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar znj. Vojsava Osmanaj dhe anëtare znj. Valdete Hoxha dhe znj. Lutfije Celami, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit Nr. 3011, datë 15.12.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me këtë ndryshim:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit A.T për veprën penaletë “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78/1 të K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 25 vjet burgim.

– Në bazë të nenit 55 të K. Penal, bashkimin e dënimeve në një të vetëm prej 28 vjet burgim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Guardiola: Ai është i pazëvendësueshëm

Story i radhës

Çifti i njohur i jep fund lidhjes 4 muaj pasi shpallën fejesën

Të fundit nga

ShkoLartë