Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për burg përjetë për Koço Buzon, i cili vrau gruan e tij pasi i kërkoi divorcin.
Më 6 maj 2021, 58-vjeçari, ish-polic, qëlloi me breshëri automatiku gruan e tij me inicialet L.B., me të cilën ishte në proces gjyqësor, në sytë të djalit të tyre. E gjithë ngjarja ndodhi në afërsi të Gjykatës së Elbasanit.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit nga i pandehuri Koço Buzo, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të datës 27.04.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në të njëjtën gjykatë me tjetër trup gjykues.
Në përfundim të gjykimit, sot, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi lënien në fuqi të vendimit të datës 27.04.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. /