Vrau dhe groposi 16-vjeçarin, Prokuroria e Lezhës kërkon burg përjetë për Kristian Canaj

1 minut lexim

Kristjan Cenaj i vënë nën akuze për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Kurbin, rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.

Kjo masë dënimi është kërkuar nga prokurori i Lezhës Françesk Ganaj, i cili dha ne gjykate konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë çështje.

Tashmë do të jetë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aldi Kareco e cila do të vendose, për fatin e 31-vjeçarit Kristjan Cenaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej muajit tetor të vitit 2022, kur u arrestua nga policia me kerkese të prokurorisë.

Kujtojmë se Cenaj vrau dhe groposi 16-vjeçarin, Mariglen Gjonaj për t’i grabitur orën Rolex. Ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2015 në Kurbin. Ndërsa eshtrat e 16 vjeçarit u gjetën në 2022.

Story i mëparshëm

Profesori Salihu: Kosova nuk mund të bëjë Padi për Gjenocid ndaj Serbisë

Story i radhës

Nga Trump te Putin, sfidat me të cilat do të përballet Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s

Të fundit nga