Vrau babanë pas debatit për punën, 37-vjeçari hyn i qetë në gjykatë, ja çfarë tha para hetuesve

min lexim

Mariglen Muhametaj, 37 vjeç i cili vrau të atin në Greshicë do të njihet sot me masën e sigurisë. Ai hyri i qetë në ambientet e gjykatës rreth orës 08:20 ndërsa nuk ishte i shoqëruar nga asnjë familjar.

Prokuror i çështjes mësohet të jetë Andi Pogaçe dhe gjyqtar Sonila Hoxha. Ndërsa avokati do të përcaktohet nga gjykata. Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 25 gushtit rreth orës 21:30 në fshatin Greshnicë në Mallakastër.

Pas ngjarjes, bëhet me dije se gjatë marrjes në pyetje nga ekspertë të policisë, Mariglen Muhametaj është shprehur se shkak është bërë një zënkë e çastit më të atin. I ndjeri Qemal Muhametaj, i ka thënë të birit të gjejë punë e të mos rrijë kot.

Në debat e sipër midis atë e bir, Mariglen Muhametaj, mësohet që fillimisht e ka shtyrë me duar me forcë të atin, i cili ka rënë përdhe. Autori nuk u mjaftua me kaq, por ka marrë një pllakë betoni dhe e godet dy herë në kokë, duke i marrë jetën në vend.

Gjatë kohës, që Mariglen Muhametaj, ka treguar gjithë rrjedhën e ngjarjes së rëndë, e ka treguar atë qetësisht, normal dhe pa pendesë. Mariglen Muhametaj do të njihet nesër me masën e sigurisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja sa kushton një biletë për ndeshjen Llapi-Prishtina

Story i radhës

Në Bogorodicë, pritje deri në gjysëm ore për dalje nga Maqedonia

Të fundit nga