Vrau 7-vjeçaren me skaf në plazhin e Potamit, merret në pyetje Arjan Tase!

1 minut lexim

Autori i krimit të rëndë, në plazhin e Potamit, ku u vra 7-vjeçarja, i cili po drejtonte skafin, Arjan Tase është marrë në pyetje nga oficerët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Tase ka deklaruar se në momentin kur ka goditur vajzën gomonia ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme dhe ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare.

Në dëshminë e tij Tase ka deklaruar se në mëngjes kishte shkuar me makinë në Porto Palermo për të marre aty gomonen dhe se mjetin ia kishte marrë djalit të xhaxhait por ka deklaruar se edhe vetë kishte leje drejtimi të mjeteve lundruese.

Tase kishte udhëtuar me gomone nga Porto Palermo në drejtim të Potamit ku do merrte gruan dhe fëmijët për t’i nxjerrë shëtitje në det me gomone.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shaqiri në shënimin e festës së Republikës në Smilevë

Story i radhës

Pritje madhështore e delegacionit shtetëror në SHBA, dyert e Shtepisë së Bardhë po hapen

Të fundit nga