vrasjet tragjike ne vushtrri policia kryen kontrolle ne tri shkolla 67e43bd8ce3d0

Vrasjet tragjike në Vushtrri, policia kryen kontrolle në tri shkolla

March 26, 2025
1 minut lexim

Policia e Kosovës sot ka kryer kontrolle në tre shkolla tw Vushtrrisë, pas vrasjeve tragjike që kanë ndodhur jo shumë ditë më parë.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se kontrollet janë kryer në këto tri shkolla: SHMT “Lutfi Musiqi”, SHMP “Bahri Haxha” dhe Gjimnazin “Eqrem Çabej”.

I pari i komunës ka potencuar se kontrollet janë realizuar me qëllim të verifikimit të sigurisë dhe për t’u siguruar që nuk kishte asnjë kërcënim të mundshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Image

Foto nga vendngjarja

Tutje, në njoftim shkruhet se gjatë këtyre kontrolleve, nuk është hasur asgjë e dyshimtë.

“Kjo është pjesë e një serie masash që do të vazhdojmë të implementojmë për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe për të luftuar çdo formë të dhunës dhe pasigurisë. Ne do të qëndrojmë të angazhuar për të ofruar mbështetje dhe siguri për komunitetin tonë”, ka deklaruar ai.

Image

Foto nga vendngjarja
Image

Foto nga vendngjarja

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mbajti adoleshenten ne banese pa deshiren e saj arrestohet 27 vjecari dyshohet se ka ngacmuar sekualisht 15 vjecaren 67e43279476e8
Story i mëparshëm

Mbajti adoleshenten në banesë pa dëshirën e saj, arrestohet 27-vjeçari! Dyshohet se ka ngacmuar sek*ualisht 15-vjeçaren!

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë