Vrasje me armë zjarri në Itali/ Arrestohet në Vlorë 29-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

August 13, 2023
min lexim

Ka rënë në prangat e policisë Hasim Musaraj (Murataj) i kërkuar nga autoritetet e Italisë, për vrasje me armë zjarri.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime kundër personit, 29-vjeccari në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, në tetor të vitit 2017, ka vrarë me armë zjarri, një person.

Nga verifikimet e kryera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Torinos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e shtetasve me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime kundër personit.

Operacioni policor i koduar “Red Fox”, u zhvillua nga shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Lokalizohet si rezultat i inteligjencës informative, kapet dhe vihet në pranga, 29-vjeçari i kërkuar nga autoritetet e Italisë, për vrasje me armë zjarri.

Shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Vlorë, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të kërkuar nga Italia, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Red Fox”.

Në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “Uji i ftohtë”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi H. M. (M.). Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe si rezultat i veprimeve profesionale, është neutralizuar dhe vënë në pranga shtetasi, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Nga verifikimet e kryera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Torinos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

29-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, në tetor të vitit 2017, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin Sh. F.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Revolucion te Real Madridi

Story i radhës

zv/Ministri Bushi uron 22 vjetorin e MO-së përmes citateve ndër vite të Ali Ahmetit

Të fundit nga

ShkoLartë