Më 08.05.2025, në orën 21:25, në SPB Shtip është raportuar se në një lokal në Sheshin Qendror të Shtipit është shtënë me armë zjarri ndaj E.O. (25) nga Republika e Turqisë, pas së cilës autori është larguar me veturë. I plagosuri është dërguar në Spitalin Klinik të Shtipit, ku ka ndërruar jetë në orën 22:10.
Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, ku është përdorur edhe një dron, pranë pikës së pagesës Miladinovci, oficerët e policisë kanë arrestuar K.K. (21) nga Republika e Turqisë, i dyshuar si autor i veprës, si dhe A.H. (22), T.M. (22), O.M. (29) dhe A.O. (28), të gjithë nga Republika e Turqisë, të cilët dyshohen se kanë ndihmuar K.K. të arratiset nga vendi i ngjarjes.
Në orën 22:15, në pikën e pagesës Miladinovci, në një aksion të përbashkët të SPB Shtip, SPB Shkup dhe policisë rrugore, është ndaluar një veturë “BMW” me targa të Shtipit, në të cilën ndodheshin A.H., T.M., O.M. dhe A.O., me ç’rast A.H. ka tentuar të ikë, ndërsa të tjerët janë arrestuar. Së shpejti, pas ndërmarrjes së masave, edhe ai dhe autori K.K. janë gjetur dhe arrestuar.
Të gjitha personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj tyre do të ngriten kallëzime përkatëse.
Burimi: alfax.mk