vrasja ne prishtine familja e te dyshuarit shkoi ne te pame tek viktima 67ea62e3c42d2

Vrasja në Prishtinë, familja e të dyshuarit shkoi në të pame tek viktima

March 31, 2025
min lexim

Familja e Alban Gashit, të kërkuarit lidhur me rastin e vrasjes ka shkuar për kryeshëndosh tek familjarët e viktimës Naser Gashi.

Insajderi merr vesh nga burimet e saja se familjarët e Naser Gashit kanë thënë se drejtësinë do ta kërkojnë nëpërmjet rrugëve ligjore.

Familjarët e Alban Gashit ishin prezent në të pamën e hapur për viktimën, meqë i pandehuri dhe viktima ishin komshinj.

Siç u shprehën burimet, në të pame familjarëve të Alban Gashit nuk iu kërkua “besë”, e as s’e kërkuan atë.

Letra shfajësuese e Alban Gashit

Alban Gashi, në letrën që nëpërmjet avokatit Fanol Krasniqi ia ka drejtuar Policisë së Kosovës, ka mohuar ta ketë vrarë Naser Gashin.

Sipas letrës, zanafilla e problemit të Gashit me Miftarin (i njohur me nofkën Duqi) ka nisur në shtetin e Spanjës, kur Miftari kishte qenë në lidhje me një grua e cila më pas ishte lidhur me një person me emrin Alban (mbiemri i të cilit nuk dihet), por që ai kishte menduar se ishte vetë Gashi.

Gjithnjë sipas shkresës që Gashi ka dërguar te hetuesit përmes avokatit me arsyetimin për zbardhjen e rastit, thuhet se Miftari e ka sharë e ofenduar Gashin me anëtarë të familjes- gruan e vajzën e mitur, deri te kërcënimi për babanë e tij. Më pas, thuhet se Miftari i kishte shkuar Gashit edhe tek banesa ku e kishte kanosur me thikë, madje kishte tentuar ta therte.

Po ashtu, edhe pronarja e apartamentit ku banonte me qira Gashi, pretendohet se u kanos nga Miftari, e që ajo më pas e largoi Gashin nga apartamenti. Më pas, thuhet se Gashi u detyrua të ikë në Francë tek gruaja dhe vajza e mitur, e më 24 mars 2025 vjen në Kosovë në vizitë tek prindërit.

Në shkresë, thuhet se pasi mësoi vendodhjen e Miftar Miftarit, Alban Gashi bashkë me një person NN, shkojnë në vendin e ngjarjes, ku posedonte një armë të tipit TT, kurse miku i tij NN, një kallashnikov.

Gjithnjë sipas letrës, me të hyrë Gashi në lokal, Miftari kishte lëshuar një zë dhe kishte kërkuar nga mysafirët që të mos lëvizin dhe për një moment gjuan në drejtim të Gashit 4 herë, duke e plagosur në këmbën e djathtë.

Më tej, thuhet se pas zbrazjes së municionit nga ana e Miftarit, i njëjti repetit armën dhe afrohet në distancë të afërt dhe e godet dy herë në këmbë dhe një në dorë dhe më pas Gashi afrohet ia merr armën Miftar Miftarit dhe me të me pjesën e kondakut e godet disa herë në kokë dhe përfundimisht largohet në një vend të panjohur.

Alban Gashi pretendon se nuk ka mundësi që nga gjuajtja e tij të jetë goditur tani ndjeri N.G., por është goditur nga e shtëna e Miftarit.

Po ashtu, i dyshuari pretendon se nuk e kishte qëllimin të gjuajë në drejtim të Miftarit, por që ta rrihte për shkak të fyerjeve të rënda që ia kishte bërë kohë më parë ai. Por, me të hyrë në lokal Gashi ishte plagosur nga Miftari, e që pretendohet se u detyrua ta mbrojë veten e ta zbrapsë sulmin

Sipas Albanit, armën nuk e ka repetitë deri kur Miftari i ka shkrepur të gjithë fishekët që i kishte në revole.

Aty thuhet se informacionin për vendndodhjen e armëve që janë përdorur në rast, i dyshuari Gashi e kishte dhënë përmes avokatit, e që Policia i kishte gjetur tri armë zjarri në Makoc.

Në letër thuhet se në atë vend janë gjetur një pistoletë e të dyshuarit Gashi, një pushkë automatike e të dyshuarit tjetër dhe një pistoletë pronë e Miftar Miftarit. Arma e tipit “Mulli”, thuhet se është përdorur nga Miftari, e që këtë sipas tyre do ta vërtetojnë provat.

Përmes letrës, kanë kërkuar të dëshmojnë dy dëshmitarë, të cilët kanë qenë prezent në vendngjarje.

Alban Gashi pretendon se nuk ka shtënë në drejtim të asnjërit nga personat që gjendeshin në lokal, mirëpo gjuajta e tij në drejtim të Miftarit, ka ardhë pasi ai e plagosi.

Andaj, në letër pretendohet se Miftari kishte pasur mosmarrëveshjen me një person tjetër me emrin Alban dhe jo me të personalisht, kështu supozohet se ai e kishte përzier me atë person.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kanosi nje shtetas per dhenien e pasurise procedohet 21 vjecari ne tirane 67ea59829a520
Story i mëparshëm

Kanosi një shtetas për dhënien e pasurisë, procedohet 21-vjeçari në Tiranë

alonso ka nje kusht per ta marre drejtimin e realit 67ea669ee9dcc
Story i radhës

Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Realit

Të fundit nga

Fitorja e pestë radhazi për Yllin

Golden Eagle Ylli po vazhdon në formë të lartë para garave shtesë, ku regjistroi fitoren e pestë radhazi dhe shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit me rezultat 86:63 (24:11, 28:22, 11:11, 23:19), në
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë